Tetovë, 10 vjeçari humbi jetën pasi kishte rënë nga ballkoni!

03.03.2026 15:51

Një 10 vjeçar nga Tetova ka humbur jetën pasi i njëjti ka rënë nga ballkoni i katit të pestë...

Një 10 vjeçar nga Tetova ka humbur jetën pasi i njëjti ka rënë nga ballkoni i katit të pestë, nga banesë ku ka jetuar. I njëjti menjëherë është dërguar në Spitalin e Tetovës por nuk ka arritur t’ju mbijetoj plagëve të marra.

Sipas informacioneve zyrtare fëmija ka vuajtur nga sindromi daun. Në terren menjëherë kanë dalur Policia dhe Prokuroria, duke kryer hetimet për të zbardhur rrethanat e plota se si ka ndodhur rasti.
 
Nga SPB-Tetova, thonë se rasti është paraqitur nga Spitali i Tetovës, pasi sipas tyre familja  e tani me të ndjerit ishte informuar nga fqinjët se djali i tyre kishte rënë nga ballkoni.
 
“Sot rreth orës 09:25 minuta, në SPB Tetovë, është paraqitur se në Spitalin klinik të Tetovës, është sjellë një djalë dhjetë vjeçar nga Tetova i cili kishte ndërruar jetë. Sipas paraqitjes, fëmija që ka qenë me probleme shëndetësore, ka rënë nga ballkoni i banesës ku ka jetuar në Tetovë, ndërsa prindërit për ngjarjen janë lajmëruar nga fqinjët, pas çka e kanë dërguar në spital, ku mjeku ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është marrë për obduksion.”, thuhen në komunikatën me shkrim nga SPB-Tetovë.
 
Ndërkohë nga Prokuroria e Tetovës, ende nuk kanë dhënë informacion, por me urdhër të tyre trupi i 10 vjeçarit është dërguar për abduksion. (Visar Sadiki, TVM2)