Kuvend, zgjedhja e Zv.ministrave të mbrojtjes dhe arsimit

04.03.2026 09:48

Kuvendi sot në seancën e 90-të...

Kuvendi sot në seancën e 90-të duhet të vendosë për zgjedhjen e zëvendësministrave të rinj të Mbrojtjes dhe të Arsimit dhe Shkencës.

Propozimi për zëvendësministër të Mbrojtjes, është Admir Shabani, ish-zëdhënës i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ndërsa për zëvendësministër të Arsimit dhe Shkencës, është Driton Sulejmani, ish-këshilltar në Komunën e Kumanovës dhe zëdhënës i VLEN.

Në rendin e ditës të seancës është edhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim, me procedurë të shkurtuar.

Sipas shpjegimit, me ndryshimet duhet të mundësohet përditësimi i pamjes së përgjithshme në Kadastrën e pasurisë së patundshme dhe infrastrukturës i vendndodhjes së rrjeteve dhe aseteve ekzistuese të komunikimit elektronik, me qëllim që të sigurohet mirëmbajtja e tyre më efikase, më e lehtë dhe më e shpejtë.