Në Kodrën e Diellit 74 centimetra borë

04.03.2026 11:01

Temperatura më e ulët në mëngjes në orën 07:00 është matur në Berovë...

Temperatura më e ulët në mëngjes në orën 07:00 është matur në Berovë, – 3 gradë, dhe në Hanet e Mavrovës dhe Kodrën e Diellit, – 1 gradë. Zero gradë në Manastir dhe Shkup-Petrovec, 1 në Strumicë, Tetovë dhe Kriva Pallankë, 2 në Prilep, Kumanovë, Veles, Pretor, Ohër dhe Shtip, 3 në Shkup-Zajçev Rid, Demir Kapi dhe Krushevë, 4 në Vinicë, Kavadar dhe Gjevgjeli.

Në Kodrën e Diellit ka 74 centimetra borë.

DPHM paralajmëroi mot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare për mëngjesin e sotëm, ndërsa pasdite vranësirat do të shtohen dhe do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Drejt fundit të ditës do të ketë kushte për reshje të lehta lokale shiu në pjesët veriore dhe veriperëndimore. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin 13 deri në 17 gradë.

Në Shkup, paradite moti me diell me vranësira të lehta deri mesatare, ndërsa pasdite me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Drejt fundit të ditës dhe gjatë natës do të ketë kushte për shi të lehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të arrijë deri 17 gradë.