Izraeli godet objektiva ushtarake në Teheran, thirrje për evakuime në Bejrut
Vijon operacioni ushtarak i Izraelit në Teheran...

Vijon operacioni ushtarak i Izraelit në Teheran. Janë goditur dhjetëra objektiva ushtarake në të gjithë Teheranin, njoftoi zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit Avicay Adrae. Sulmet shënjestruan selinë e Basij, një forcë paraushtarake e lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit.
Në fokus të sulmeve ishin platformat e lëshimit të raketave dhe sistemet e mbrojtjes, si “drejtoria e furnizimit dhe logjistikës të lidhur me forcat tokësore të regjimit”.
IDF bën me dije se do të vazhdojë të “intensifikojë sulmet e saj” ndaj infrastrukturës së regjimit iranian. Sakaq, Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë lëshuar një paralajmërim urgjent për civilët në disa pjesë të Bejrutit jugor që të evakuohen, pasi vazhdojnë të sulmojnë ndërtesat që thonë se janë të lidhura me Hezbollahun.
Presidenti Donald Trump këmbëngul se e goditi Iranin sipas kushteve të tij.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se Izraeli do të shënjestrojë dhe eliminojë çdo udhëheqës të ardhshëm suprem të Iranit nëse ai ndjek të njëjtën linjë ideologjike si Ali Hamenei.
Kërcënimi i drejtpërdrejtë ndaj udhëheqjes së ardhshme iraniane sinjalizon një qëndrim të ashpër të Tel Avivit, duke e bërë të qartë se politika e sigurisë së Izraelit do të mbetet e pandryshuar edhe përballë ndryshimeve të mundshme në hierarkinë politike të Teheranit.
Iranianët do t’i japin lamtumirën Udhëheqësit Suprem Ajatollah Ali Khamenei në një ceremoni që do të nisë sot në orën 22:00 në Teheran, në vendin e lutjeve të Imam Khomeinit, njoftuan mediat shtetërore.
Ceremonia do të zgjasë tre ditë Khamenei do të mbahet mend si një figurë monumentale e Revolucionit Islamik, i cili e ndërtoi ngritjen e tij në pozitën e liderit suprem mbi reputacionin për devotshmëri dhe përkushtim të ashpër ndaj kauzës.
