MPJ, evakuohen shtetasit tanë nga Abu Dhabi

04.03.2026 11:36

Ministria e Punëve të Jashtme...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se, duke marrë parasysh situatën aktuale të sigurisë, Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dhabi, në koordinim me autoritetet lokale në Emiratet e Bashkuara Arabe, po punon në mënyrë aktive për të finalizuar detajet e organizimit të një fluturimi komercial për evakuimin e qytetarëve maqedonas.

Të gjithë qytetarët që janë të interesuar për evakuim dhe ende nuk janë regjistruar, inkurajohen të kontaktojnë Ambasadën në Abu Dhabi sa më shpejt të jetë e mundur përmes kontakteve të mëposhtme:Telefon: +971 56 441 7532, Email: [email protected].

Ambasada dhe autoritetet lokale në Emiratet e Bashkuara Arabe po koordinojnë çdo hap për të siguruar kthimin e sigurt dhe të organizuar në shtëpi të qytetarëve maqedonas.