Tronditen tregjet globale nga lufta në Iran
Tregjet financiare ndërkombëtare..

Tregjet financiare ndërkombëtare pësuan rënie të mëtejshme pavarësisht ofertës së presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur marinën amerikane në shoqërimin e cisternave të naftës në ngushticën e Hormuzit.
Presioni u ndje veçanërisht në tregjet aziatike. Në Seul, tregtimi u pezullua përkohësisht pasi indeksi referencë i Koresë së Jugut, KOSPI, ra deri në 11.3%, përpara se të rikuperohej pjesërisht duke u mbyllur me një rënie prej 7.7%.
Ndërkohë, në Tokio, indeksi japonez Nikei 225 shënoi një rënie prej 3.9%, duke reflektuar shqetësimin e investitorëve për pasojat ekonomike të përshkallëzimit të tensioneve në rajon.
Analistët paralajmërojnë se nëse situata në ngushticën e Hormuzit vijon të mbetet e paqëndrueshme, tregjet globale mund të përballen me luhatje të forta edhe në ditët në vijim.
