Për shkak të një defekti, nga ora 13:00 Studeniçani pa ujë!

04.03.2026 12:24

Për shkak defektit të pompës së ujit në Studeniçan...

Për shkak defektit të pompës së ujit në Studeniçan nga ora 13:00 sot, furnizimi me ujë do të ndërpritet për konsumatorët e këtij fshati të Shkupit.

Furnizimi me ujë do të ndërpritet deri në përfundimin e riparimit të defektit, informojnë nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup.