Zgjedhja e Presidentit të ri të Kosovës, paralajmërohet seancë
Deputetët e Kuvendit të Kosovës...

Deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin presidentin e ri të vendit jo më vonë se më 5 mars në orën 23:59. Deri më tani asnjë kandidaturë nuk është zyrtarizuar.
Lëvizja Vetëvendosje si parti që ka shumicën parlamentare nuk ka nxjerrë asnjë kandidat, ndonëse flitet që një prej tyre mund të jetë Glauk Konjufca, ministër i Punëve të Jashtme.
Në anën tjetër, të shtunën, Partia Demokratike e Kosovës i ka kërkuar që presidenti të zgjidhet nga propozimi i tyre.
Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës të hënën tha se me 15 deputetë nuk mund të nxjerrin kandidat për president.
Kryeministri Albin Kurti ka takuar dy herë kreun e PDK-së, Bedri Hamzën e tre herë ka takuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.
Pas takimeve me LDK-në, Kurti të martën tha se ende nuk është arritur zgjidhja, e nga LDK-ja thanë që janë dy opsione, kandidat koncensual ose marrëveshje politike, ku LDK-ja dhe LVV-ja do nxirrnin një kandidat.
