Paralajmërimi nga Izraeli: Raketat e Iranit me rreze të lartë, mund të goditet Evropa

04.03.2026 12:44

Lufta e nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Lufta e nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli në Iran pritet të përshkallëzohet dhe të marrë përmasa edhe më të mëdha përpara me kërcënimet e vazhdueshme nga udhëheqësit iranianë.

Në mesin e shteteve që mund të goditen nga raketat balistike iraniane është edhe Kosova dhe vendet e rajonit.

Harta tregon rrezet e ndikimit koncentrik që shtrihen nga 300 deri në 2.500 kilometra, që do të thotë se një pjesë e konsiderueshme e Evropës Juglindore është brenda rrezes së mundshme.

Sipas një infografiku të publikuar nga ministria izraelite, raketat iraniane mund të përbëjnë një kërcënim për shumë qytete evropiane.

Mesdheu Lindor konsiderohet më i ekspozuari, ndërsa pjesë të Ballkanit dhe Evropës Juglindore janë brenda rrezes së projeksionit.

Kryeqytete të tilla si Athina, Sofja, Bukureshti, Prishtina, Tirana, Beogradi dhe Sarajeva, janë brenda rrezes së treguar.

Në një fushëveprim më të gjerë teorik, tregohen gjithashtu Budapesti, Vjena, Varshava dhe Bratislava.

Megjithatë, një distancë më e madhe mund të zvogëlojë fizibilitetin operativ të sulmeve të mundshme. Ndërkohë Qiproja, e cila aktualisht mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian tha se nuk ishte e përfshirë në konflikt, pasi një dron Shahed dëmtoi një bazë ajrore britanike në bregdetin jugor të ishullit.