Revizioni në Ministrinë e Marrdhënieve mes bashkësive, mungojnë evidencat për mjetet financiare
Enti Shtetëror i Revizionit ka kryer revizion të mjeteve financiare...

Enti Shtetëror i Revizionit ka kryer revizion të mjeteve financiare të Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive në llogarinë e buxhetit themelor (637), së bashku me revizion të pajtueshmërisë për vitin 2024.
Me revizionin e kryer janë konstatuar gjendje që tregojnë dobësi në mënyrën e evidentimit dhe në përdorimin e mjeteve me të cilat disponon Ministria për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.
Revizorët kanë konstatuar se regjistrimi i mjeteve dhe detyrimeve për periudhën dhe gjendjen deri më 31.12.2024 nuk është realizuar plotësisht, me ç’rast 28% e mjeteve themelore me vlerë aktuale prej 1.565 mijë denarë gjegjësisht 25.360 euro, nuk janë gjetur gjatë regjistrimit vjetor të mjeteve themelore, ndërsa si rezultat i mungesës së praktikës për lëshimin e revereseve për ngarkimin e të punësuarve me pajisjet që u janë dhënë në përdorim, gjithashtu 30 kompjuterë portativë (laptop) nuk janë gjetur gjatë regjistrimit.
Për shtatë automjete motorike nuk është vendosur evidencë kontabël dhe materiale, ndërsa për kërkesat ndaj të punësuarve në shumën prej 2.102 mijë denarë, përkatësisht 34.000 euro, të cilat rrjedhin nga vitet e kaluara (2012–2020), Ministria nuk disponon me dokumentacion për shumën e papaguar, përkatësisht nuk dihet se cili person ka borxh dhe në çfarë shume thuhet ndër të tjera në raportin e Revizionit shtetëror.
