Moti nesër me shi, por i ngrohtë me temperatura deri 18 gradë

04.03.2026 14:05

Moti nesër do të jetë kryesisht i vranët...

Moti nesër do të jetë kryesisht i vranët me shi të lehtë lokal përgjatë gjithë vendit dhe me kushte për paraqitje të bubullimave të rralla. Do të fryjë erë mesatare, e cila do të jetë më e shprehur përgjatë Vardarit.

Gjatë fundjavës dhe deri në mes të javës së ardhshme, nën ndikimin e presionit të lartë të ajrit vijon periudhë e motit të qëndrueshëm dhe të thatë. Të premten do të fryjë erë mesatare veriore, ndërsa në ditët në vijim erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperatura maksimale e ditës do të arrijë deri 10 gradë.