Maqedoni

Revizioni vë nën thjerrzë Grubin, konstatohen parregullsi në prokurime publike

04.03.2026 14:43

Revizioni ka konstatuar dobësi në planifikimin dhe realizimin e prokurimeve publike në Ministrinë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive....

Entit Shtetëror i Revizionit, ka konstatuar dobësi në planifikimin dhe realizimin e prokurimeve publike në Ministrinë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive. Sipas këtij raporti, thuhet se parregullsi janë konstatuar edhe gjatë realizimit të kontratave për shënimin e ngjarjeve të rëndësishme siç është “Marrëveshja Kornizë e Ohrit dhe Dita e Alfabetit Shqiptar”, në vlerë të përgjithshme prej 9,6 milionë denarë. Po ashtu janë konstatuar mungesa të mjeteve materiale, përfshirë 30 kompjuterë laptopë, pagesa për 61% në emër të rrogave të të punësuarve pa u siguruar të dhëna për praninë e tyre në punë dhe furnizim me derivate të naftës në automjete për të cilat nuk mund të konfirmohet se janë në pronësi të Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive. 
 
“Enti Shtetëror i Revizionit ka kryer revizion të pajtueshmërisë për prokurimet publike në Ministria për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive për vitin 2023 dhe ka konstatuar dobësi në pjesën e planifikimit të prokurimeve publike. Parregullsi janë konstatuar edhe gjatë realizimit të kontratave për shënimin e ngjarjeve të rëndësishme në vlerë të përgjithshme prej 9,6 milionë denarë. Te prokurimi i pajisjeve informatike, me kontratë të lidhur në vlerë prej 999 mijë denarë, nuk janë siguruar specifikime të detajuara teknike në ofertë, për mirëmbajtjen e sistemit të ftohjes dhe ngrohjes, për të cilin është lidhur kontratë në vlerë prej 600 mijë denarë, për shërbimet në vlerë prej 587 mijë denarë nuk janë dorëzuar urdhra pune të nënshkruar nga personi i autorizuar. Gjatë prokurimit të materialeve zyrtare, për të cilat është lidhur kontratë në vlerë prej 732 mijë denarë.”, thuhet në komunikatën e Entit Shtetëror të Revizionit.
 
Po ashtu nga Revizioni kanë bërë të ditur se te shërbimet për larjen e automjeteve në vlerë është 354 mijë denarë, te prokurimi i mjeteve për higjienë dhe dezinfektim në vlerë prej 413 mijë denarë. 
 
“Janë konstatuar dobësi në: menaxhimin financiar, në pagesën e rrogave, furnizimi me derivate të naftës, servisimi i automjeteve motorike. Revizorët kanë konstatuar se regjistrimi i mjeteve dhe detyrimeve për periudhën dhe gjendjen deri më 31.12.2024 nuk është realizuar plotësisht, me ç’rast 28% e mjeteve themelore me vlerë 25.360 euro, nuk janë gjetur gjatë regjistrimit vjetor të mjeteve themelore, gjithashtu 30 kompjuterë portativë (laptop) nuk janë gjetur gjatë regjistrimit. Për shtatë automjete motorike nuk është vendosur evidencë kontabël dhe materiale, ndërsa për kërkesat ndaj të punësuarve në shumën prej 34.000 euro, Ministria nuk disponon me dokumentacion për shumën e papaguar. Për financimin e aktiviteteve të shoqatave dhe fondacioneve janë paguar 320.900 euro. Për pagesën e pagave dhe kompensimeve për 244 të punësuar në Ministri, janë paguar 165.010 mijë denarë. Në emër të shpenzimeve për derivate të naftës janë paguar mjete në shumën prej 516 mijë denarë, pa u kryer kontroll i targave të automjeteve.”, thonë nga Entit Shtetëror të Revizionit.
 
Me tej në këtë raport thuhet se, Ministria nuk ka miratuar procedura të brendshme që kanë të bëjnë me proceset e punës në kompetencë të saj, nuk janë vendosur kontrolle të transaksioneve financiare, shpenzimeve dhe të hyrave, nuk ekzistojnë kompetenca të qarta të ndara ndërmjet të punësuarve. 
 
FITIM KRYEZIU