KS i KB-ve takim urgjent për shkak të situatës në Ukrainë
05.06.2015 09:52
Këshilli i Sigurimit i KB-së do të mbajë sot takim urgjent për përhapjen e përleshjeve në Ukrainë, që kërcënojnë armëpushimin e konkluduar para katër muajve me ndërmjetësimin e BE-së...

Takim urgjent kërkoi Lituania pasi presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko tha se 9,000 trupa ruse janë të pranishëm në territorin e Ukrainës dhe paralajmëroi për invazion të tërësishëm të Rusisë përgjatë kufirit të përbashkët.
Poroshenko kështu theksoi në Parlament, një ditë pasi që forcat ukrainase përjetuan luftimet më të rënda në muajt e fundit me forcat pro-ruse në lindje të vendit. Në luftimet afër Donjeckut gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë të paktën 26 persona.
