Maqedoni

Jurisprudenca në shqip, Rexhepi: Po diskriminoni studentët shqiptarë

04.03.2026 15:37

Dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, sërish u ngrit si çështje në seancën kuvendore...

Dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, sërish u ngrit si çështje në seancën kuvendore. Skender Rexhepi nga Frontit Evropan kërkon nga pushteti që ta repsektojë Kushtetutën dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve, ngaqë sipas tij, këto akte juridike garantojnë dhënien e jurisprudencës në gjuhën amë, duke shtuar argumentin se në ligjin e jurisprudencës nuk shkruan se provimi duhet të jepet në gjuhën maqedonase.
 
“Pse e njëjta rregull nuk vlen edhe për gjuhën shqipe, kur dihet se njëjtë sikur gjuha maqedonase po ashtu edhe gjuha shqipe në kushtetutë e RMV-së është gjuhë zyrtare dhe shkrimi i saj i gjuhës shqipe, latinik. Po ashtu, kur dihet se edhe në ligjin për përdorimin e gjuhëve është e definuar që gjuha shqipe është zyrtare krahas gjuhës maqedonase në të gjitha institucionet, neni 1, në të gjitha komisionet, organet udhëheqëse të qeverisë, shtetërore, gjuha shqipe është gjuhë zyrtare. Pse kryeministër ky diskriminim të bëhet për gjuhën shqipe?”, u shpreh Skender Rexhepi nga Frontit Evropan.
 
Mickoski: Ju nuk bëtë harmonizim të ligjeve
 
Por, kryeministri Micksoski fajin e hedh tek qeveria paraprake, ngaqë sipas tij, ajo strukturë është dashur t’i harmonizojë ligjet me Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Megjithatë shton se po punohet në gjetjen e një zgjidhjeje. Para deputetëve, lexoi pjesë nga amendamenti V i Kushtetutës. 
 
“Në organet e pushtetit shtetëror në Republikën e Maqedonisë, gjuha zyrtare e ndryshme nga gjuha maqedonase, mund të përdoret në përputhje me ligjin. Nëse e lexoni Ligjin për gjuhët, do të vini në përfundim se ligji për gjuhët është lex generalis dhe nuk mund të mbisinkornizojë lex specialis, siç është provimi i jurisprudencës. Ndërkaq, ju kur e keni miratuar Ligjin për gjuhët, është dashur t’i harmonizoni të gjitha ligjet tjera, nëse do të kishit dashur që sot të nxirrni poena politike, t’i manipuloni studentët, të cilët janë edhe studentë të mi. Si qeveri kërkojmë mënyrë dhe do ta gjejmë atë mënyrë, atë për të cilën ju nuk patët sukses 20 vjet.”, u shpreh kryeministri Hristijan Micksoski
 
Në anën tjetër, deputeti Halil Snopçe ngriti çështjen e Ligjit për arsim të lartë, ku potencoi që të merren parasysh mendimet e profesorëve, senateve e studentëve. Kërkoi përgjigje me shkrim nga zëvendës kryeministri Sali dhe minstrja Janevska, meqë këta të fundit nuk ishin të pranishëm në sallë. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU