Cipras i informoi Merkel dhe Oland se nuk e pranon propozimin e kreditorëve

05.06.2015 09:55

Kryeministri grek, Aleksis Cipras mbrëmë pati telekonferencë me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Fransoa Oland, ku i informoi se Qeveria e Greqisë nuk e pranon propozim-marrëveshjen që e parashtruan kreditorët e saj, kumtuan burime qeveritare greke...

Siç lajmëruan mediat greke, e tërë konferenca kaloi në "frymë konstruktive".

"Propozimi i kreditorëve nuk mund të jetë bazë pë marrëveshje, sepse nuk e reflekton procedurën nëpër të cilën negocohej gjatë muajve të fundit në Bruksel, plotësuan burimet qeveritare në Athinë.

Sipas tyre, për dallim nga ky, propozimin që e parashtroi Qeveria greke i ka përmbajtur elementet që të dy palët i harmonizuan gjatë negociatave.

Refuzimi i Ciprasit për ta pranuar propozimin e kreditorëve vjen në prag të debatit të sotëm në Parlamentin grek kushtuar negociatave.