Harper: G7 pa Rusinë derisa Putini është president i saj
05.06.2015 09:57
Kryeministri kanadez Stiven Harper deklaroi se Rusisë nuk duhet t'i lejohet të kthehet në G7 derisa në krye të shtetit rus është Vlladimir Putin...

Harper theksoi se pret se G7 asnjëherë më nuk do t'i lejojë Putinit të kthehet në këtë grup.
Ai këtë e deklaroi në pritje të vizitës së tij në Ukrainë dhe largimit në takimin e G7 në Gjermani.
Kryeministri kanadez shtoi se Rusia për një kohë të gjatë me procedurat e saj bën që pjesëmarrja e saj në Grupin e shtatë vendeve më të pasura industriale të mos ketë bazë.
Sipas tij është e pamundur të arrihet konsensus në G7 në lidhje me çështjen për kthimin e Rusisë në këtë organizatë.
