Kurti: Vazhdojmë përpjekjet për të zgjedhur presidentin
05.03.2026 13:38
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sot do t’i vazhdojnë përpjekjet për të zgjedhur presidentin.
"Urojmë e besojmë e shpresojmë edhe për një kandidaturë të dytë në mënyrë që ta përmbushim kërkesën kushtetuese për garë”, ka thënë ai.
Sot është dita e fundit për mbajtjen e seancës për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në një paraqitje publike mbrëmjen e së mërkurës ka thënë se zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca është i vetmi kandidat i propozuar me nënshkrimet e 30 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe të grupit multietnik.
Por që sipas saj seanca nuk mund të mbahet me vetëm një kandidat.
