Kosova mes presidentit të ri dhe zgjedhjeve, Konjufca: Opozita po e çon vendin në zgjedhje

05.03.2026 14:22

Afati për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës....

Afati për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës nga ana e kuvendit sjadon sonte në mesnatë. Nëse nuk zgjidhet presidenti Kosova shkon në zgjedhje të reja parlamentare. Kandidari i Lëvizjes Vetëvendosje për president Glauk Konjufca thot se është në pritje të një kundër kandidati të propozuar nga opozita, qoftë ajo edhe Vjosa Osmani, që të mund të thirret seanca kuvendore dhe të votohet për njërin nga dy kandidatët.

Në të kundërtën kjo flet qartë se opozita është përcaktuar për zgejdhje.

““Le ta propozojnë Vjosa Osmanin ose këdo që dëshirojnë, edhe unë vetë do ta votojë, por ata nuk po duan të propozojnë. Dhe unë konsideroj se nëse nuk e propozojnë, nëse opozita nuk e thot asnjë emër, qoftë edhe një neutral, le ta gjejnë, atëherë ky është përcaktim i qartë për të shkuar në zgjedhje, nga ana e opozitës, jo nga ana jonë” – tha Glauk Konjufca, kandidat i LVV-së për president.      

Kurti: Vazhdojnë përpjekjet për zgjedhjen e presidentit

Edhe Kryeministri Albin Kurti shpreson se brenda ditës do të jetë edhe një kandidat i dytë për president. në mënyrë edhe që të mbahet seanca e votimit për presidentin.                                                                                         

“Duhet t’i vazhdojmë përpjekjet që ta zgjedhim presidentin. Urojmë, besojmë, shpresojmë edhe në një kandidaturë të dytë në mënyrë që ta përmbushim kërkesën kushtetuese për garë” – deklaroi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Hamza: Presidenti nga PDK, ose nuk votojmë

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, thotë se pa marrëveshje politike, se kandidati i PDK-së do të bëhet president i Kosovës, nuk do të ketë kandidat.
“Ne kemi kërku marrëveshje politike, e kemi dhënë ofertën tonë, një marrëveshje politike, e cila nënkupton që kandidati apo kanddiatja e propozuar nga PDK, të jetë president”. - u shpreh Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza.

Edhe LDK ka kërkuar marrëveshje politike ose kandiat konsenzual, ndërsa ka bërë të ditur se nuk do ta votojë kandidatin e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, për president. Nga ana tjetër presidentja aktuale Vjosa Osmani refuzoi të kandidohet edhe pse Vetëvendosje i ofroi 30 nënshkrimet e deputetëve të saj, pasi ajo kërkon marrëveshje ndërpartiake se do të sigurohen 80 votat e nevojshme që ajo të rizgjidhet në postin e presidentes. (Gyltene Sinani, TVM2)