Tragjedia në Karposh, LSDM kërkon dorëheqjen e Toshkovskit

05.03.2026 14:36

LSDM me akuza ndaj Ministrisë së Brendshme...

LSDM me akuza ndaj Ministrisë së Brendshme pas tragjedisë në Karposh. Sipas socialdemokratëve humbja e dy jetëve, nënës dhe fëmijës, nxori në pah lëshimet e dikasterit të brendshëm duke mos i mbrojtur viktimat.

Nga LSDM kërkojnë që ministri i brendshëm, Pançe Toshkovski, të dorëhiqet.

“Për dy vjet, ka pasur raportime të vazhdueshme për dhunë në familje, fizike dhe psikologjike. Kundër autorit të krimit pati gjithsej 12 kallëzime, i cili kishte edhe akuza të tjera dhe akuza penale, dhe në rastin e fundit, atij iu gjet edhe drogë. Ministria e Brendshme u njoftua, pati raportime, kishte informacione dhe indikacione për një rrezik serioz. Por me një reagim të pamjaftueshëm dhe të parakohshëm, ata nuk i mbrojtën viktimat.” – tha Simona Cvetanovski nga LSDM.

Mickoski përmbahet nga komentet

Kryeministri i përmbajtur ndaj deklarimeve të opozitës pasi sipas tij ato kërkesat për dorëheqje janë rutinë.

“Nuk do ta komentoja opozitën pasi ato kërkojnë dorëheqje çdo ditë nga gjithkush. Pa marrë parasysh se cilat janë argumentet e tyre, institucionet veprojnë, ndërkaq ministri Toshkovski në një konferencë për media për retrospektivë të qartë të asaj që ka ndodhur.” - u shpreh Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.

Kryeministri apelon viktimat e dhunës familjare të mos tërheqin raportimet  e tyre me qëllim që institucionet të çojnë procedurat deri në fund.

Vetëm pak muaj më parë në Veles, një grua e re u vra së bashku me të atin, edhe pse ajo kishte raportuar më parë dhunë.

Opinioni, sipas LSDM-së ishte dëshmitarë edhe për vrasjen e pesë grave në Staro Nagoriçane. (Meral Ismaili, TVM2)