Neziri do të prezantojë ndryshimet në Ligjin për automjetet

05.06.2015 10:15

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri sot në ministrinë dikasteriale të mbajë një konferencë për shtyp ku do t'i prezantojë ndryshimet në Ligjin për automjetet...

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri sot në ministrinë dikasteriale të mbajë një konferencë për shtyp ku do t'i prezantojë ndryshimet në Ligjin për automjetet, të cilat përmbajnë dispozita që do të përmirësojnë ndjeshëm funksionimin e stacioneve për inspektim teknik, shërbimet teknike dhe Organet e miratimit.

Këto ndryshime,siç thuhet në njoftim,  Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme do tu mundësojnë mbikëqyrje më efikase mbi zbatimin e Ligjit për automjetet dhe akteve nënligjore që rrjedhin prej tij.