Maqedoni
Kuvendi me seancë për 8 marsin: Fillimisht të mbrohen gratë, urimet, më pas
05.03.2026 15:24
Në prag të 8 Marsit, ditës ndërkomëbtare të gruas...

Në prag të 8 Marsit, ditës ndërkomëbtare të gruas, kuvendi me seancë të posaçme. Mesazhet që zunë vendi në fjalimet e deputetëve referoheshin ndaj trajtimit të gruas, e që kohëve të fund është shënuar me të zezë.
Duke u thirrur në rastet e dhunës familjare me pasojë vdekjen e gruas, shefja e shetit Siljanovska Davkova me apel që të zgjohen insittucionet dhe të parandalojnë rastet tragjike. Kërkon nga organet që të mos bëhen imun ndaj sinjaleve paralajmëruese dhe të respektohet obligimi kushtetues për kujdes të veçantë dhe mbrojtje familjare.
“Pse sistemi për mbrojtje sociale, policia, prokuroria dhe gjykata nuk reagon me kohë apo siç duhet? Deri kur do t’i ndryshojmë ligjet në vend të atyre që nuk i zbatojnë?.. A është jeta e paprekshme, ashtu siç garanton neni 10 i kushtetutës? A vlen kjo për Ramajanën, Rosicën, Ivanën dhe Kajën e vogël. Po pyes. Shokuese është fakti se në vitin 2025 ka pasur 4745 ankesa për dhunë familjare dhe 6 raste vrajesh, ndërkaq për dy muaj të vitit 2026 kemi katër raste të femicidit”u shpreh kryetarja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova.
Edhe deputetët tjerë në mbrojtje të gjinisë femërore, nga keqtrajtimet që iu ndodhin në shoqëri.
“Për shkak të një varg të pandërprerë dobësish institucionale u shuan 2 jetë, nëna dhe vajza e mitur. Nëse dikush mendon se ky është rast i izoluar duhet të na kujtohet Rosica nga Velesi. Duhet ta kujtojmë vajzën time të cilën dikush ia shqetësoi qetësinë në shtëpinë e saj, duke hyrë në dhomën e saj… Duhet të kemi guxim që ta emërtojmë të keqen”, theksoi Fatmir Bytyqi nga LSDM.
“Edhe pse janë bërë hapa përpara, janë miratuar ligje, janë hartuar strategji dhe janë krijuar mekanizma mbrojtës nga dhuna, pprgjegjësia jonë si ligjvënës nuk përfundon me miratimin e ligjeve. Ajo fillon me zbatimin e plotë dhe efektive…Realiteti me të cilat përballen sot disa gra e vajza është i dhimbshëm”, deklaroi Dijana Toska nga Fronti Evropian.
Edhe Kryetari i kuvendit Afrim Gashi u ndal në reflektimin mbi cilësinë e demokracisë sonë, drejtësinë si vlerë dhe në përfaqësimin si themel të legjitimitetit institucional.
“Një grua që në familje është nënë, bashkëshorte, që e garanton jo vetëm demografinë por edhe etikën dhe estetikën e celulës elementare të shoqërisë si dhe kujtesën kolektive të po asaj shoqërie, ndërsa në shoqëri është mjeke, ministre por edhe president, është një kulm që jo vetëm duhet respektuar, e admiruar, por është një cak që duhet synuar të gjithë”, u shpreh kryetari i parlamentit Afrim Gashi.
Historia nuk i mban mend urimet dhe fjalët e mirë për 8 Mars, por heshtje shoqësore e shtetërore derisa vriten gratë, tha deputetja, Monika Zajkova.
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU
