Maqedoni

Evakuimi i qytetarëve maqedonas, qeveria garanton transportin

05.03.2026 16:05

Në orët e mbrëmjes pritet që me avionin qeveritar nga Izraeli drejt Shkupit...

Në orët e mbrëmjes pritet që me avionin qeveritar nga Izraeli drejt Shkupit të fluturojnë shtetasit maqedonas që kanë kërkuar evakuim. Me këtë, siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, evakuimi i plotë i shtetasve maqedonas nga Izraeli do të përfundojë. 
 
Në ditët e ardhshme pritet të fillojë realizimi i kthimit të shtetasve maqedonas nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Bahreini dhe Kuvajti.
 
“Është parashikuar kthimi me fluturime të organizuara përmes Mbretërisë së Arabisë Saudite. Procesi i evakuimit po realizohet sipas një plani të hartuar më parë, në përputhje me kushtet e sigurisë dhe në koordinim me institucionet përgjegjëse, njofton Ministria përkatëse.
 
Kryeministri njoftoi se shteti do të paguajë evakuimin e të gjithë atyre që bdodhen në këto shtete. 
 
“Të gjithë ato që kërkojnë të evakuohet nga Bahreini, Kuvajti, Katari apo nga Emiratet e Bashkuara Arabe, veçmë kemi siguruar edhe shteti do ta paguajë transportin. Pjesë e atyre që janë në Izrael dhe vendet përreth, gjithashtu do të evakuohen. Ashtu që secili që gjendet atje, në rajonet ku ka luftë, vetëm le ti ndjek komunikatat e Ministrisë së Punëve të Jashtme”. deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.
 
Ministria e Punëve të Jashtme njofton se, deri më sot, në kuadër të procesit të evakuimit, në Ambasadën e Maqedonisë në Abu Dabi janë regjistruar 505 shtetas maqedonas, nga të cilët 458 qëndrojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Shtesë, janë regjistruar edhe 31 persona nga Kuvajti dhe 14 nga Bahreini. Në Doha, janë regjistruar 141 shtetas maqedonas.
 
ERSAN PAJAZITI