Maqedoni
Hoxha: Zgjidhja për ujin e pijshëm mbetet prioritet
05.03.2026 17:04
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha...

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, po qëndronë për vizitë pune në Strugë, ku së bashku me përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale inspektojë disa projekte infrastrukturore dhe mjedisore me rëndësi për qytetin.
Gjatë kësaj vizite, ministri Hoxha theksoi se institucionet janë të angazhuara maksimalisht për zgjidhjen e çështjes së ujit të pijshëm në Strugë. Ai nënvizoi se është i gatshëm të qëndrojë pranë banorëve të Strugës dhe të kontribuojë në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për furnizimin me ujë të pijshëm.
Ministri gjithashtu bëri të ditur se të gjithë inspektorët e institucioneve qeveritare janë në terren dhe po monitorojnë nga afër situatën, me qëllim që të ndërmerren masat e nevojshme dhe të garantohet siguria dhe furnizimi i rregullt me ujë për qytetarët.
FITORE ISTREFI
