Maqedoni
Mickoski: ekonomia po rritet, ka mekanizma për t'u përballur me sfidat
05.03.2026 18:25
Edhe në kushtet e krizës globale, ekonomia e vendit po rritet...

Edhe në kushtet e krizës globale, ekonomia e vendit po rritet, thotë kryeministri Hristijan Mickoski.
Arsyeja për rritjen prej 3.8% të PBB-së në tremujorin e fundit të vitit 2025 është ndërtimi i autostradave, hekurudhave, si dhe një numri të madh projektesh të shërbimeve.
Rritja totale për të gjithë vitin është 3.5%, tha Mickoski. Ai e vlerësoi situatën e sigurisë në Maqedoni si të qëndrueshme, por tha se mund të ketë sfida në frontin ekonomik, në lidhje me çmimin e naftës. Nuk ka vend për panik, shton kryeministri.
Nëse kriza vazhdon, thotë ai, mund të ketë një rritje të lehtë të çmimeve të energjisë. Banka Kombëtare thotë se janë të përgatitur për një skenar të mundshëm negativ që lidhet me inflacionin dhe rritjen.
Ekzistojnë mekanizma për stabilizimin e çmimeve nëse është e nevojshme. Vitin e kaluar, ekonomia e vendit u rendit e 4-ta në Evropë për sa i përket rritjes ekonomike, menjëherë pas Qipros, Maltës dhe Polonisë.
