Ka përmirësim, por uji në Strugë ende s’mund të pihet!

06.03.2026 11:22

Uji në Strugë gati një muaj është i papijshëm...

Uji në Strugë gati një muaj është i papijshëm, për shkak të ndotjes së burimit në fshatin Shum.

Kështu banorët ujin vazhdojnë ta blejnë.
 
Në tre ditët e fundit ka një përmirësim, tregojnë analizat e Institutit për Shëndet Publik, por ende nuk mund të konsumohet.
 
Komuna e Strugës njoftoi se turbullimi i ujit në burime është pasojë e mangësive shumëvjeçare në menaxhim dhe ndërhyrjeve sipërfaqësore në sistemin e ndjeshëm karstik hidro-gjeologjik të burimeve “Shum” dhe Belica e Epërme, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e ujërave nëntokësore.