Shqipëri, betohen para Presidentit Begaj ministrat e rinj
Ministrat e rinj të kabinetit qeveritar ‘Rama’ në Shqipëri...

Ministrat e rinj të kabinetit qeveritar ‘Rama’ në Shqipëri janë betuar sot para Presidentit Bajram Begaj.Ceremonia u zhvillua në Pallatin e Brigadave.
E para që u betua ishte Albana Koçiu, e cila mori detyrën e zëvendëskryeministres. Ndërkohë i dyti ishte Ferit Hoxha, ministri i ri i Jashtëm dhe më pas Besfort Llamallari, i cili do të mbajë detyrën e ministrit të Brendshëm, duke vijuar me ministrat e tjerë.
Siç e përcakton dhe protokolli, ministrat e rinj janë betuar, duke vendosur dorën mbi Kushtetutëmn e Republikës së Shqipërisë.
Në votimin e djeshëm në Kuvend të këtyre ndryshimeve, opozita nuk mori pjesë, pasi deputetët opozitarë ishin ngritur në këmbë dhe kishin bllokuar foltoren e Parlamentit.
