Arrestohet B.S nga Shkupi, MPB: Qëlloi me armë ndaj gruas, kërcënoi vajzat

06.03.2026 14:30

Policia e rajonit të Shkupit...

Policia e rajonit të Shkupit arrestoi B.S. (55), pasi dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj gruas së tij dhe ka kërcënuar tri vajzat e tij. Ai gjithashtu dhunoi vajzën 24-vjeçare. Rasti ndodhi në zonën e Kisela Vodës. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të ngritet kallëzim penal.

“Rreth orës 00:40, në zonën e Kisela Vodës, punonjës policie nga SPB Shkup e arrestuan B.S. (55) nga Shkupi, për shkak të dyshimit se kishte qëlluar me armë zjarri ndaj gruas së tij 48-vjeçare, dhe kishte kërcënuar tri vajzat e tyre, të moshave 26, 24 dhe 18 vjeç, dhe kishte dhunuar vajzën 24-vjeçare.”

Sipas raportit, “më 01.03.2026, pas një debati të mëparshëm në shtëpi, ai kishte qëlluar me një plumb nga arma e zjarrit, i cili përfundoi në një dritare. B.S. është mbajtur në stacion policie, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngritet kallëzim i përshtatshëm penal”, thonë nga MPB.