Maqedoni

Konflikti në Lindjen e Mesme, RMV kthen qytetarët nga zonat e krizës, 330 mijë vendas shpërngulen detyrimisht

06.03.2026 15:24

Maqedonia e Veriut ka nisur evakuimin e shtetasve të saj nga rajonet e krizës...

Maqedonia e Veriut ka nisur evakuimin e shtetasve të saj nga rajonet e krizës në Lindjen e Mesme. Mbrëmë me avion qeveritar kanë mbërritur të gjashtë qytetarë të vendit nga Izraeli nëpërmjet Egjiptit dhe më pas kanë fluturuar drejt aeroportit të Shkupit.
 
Sipas paralajmërimeve pritet që evakuimi i bashkëqytetarëve nga zonat e krizës të bëhet deri të hënën. Evakuimi I tyre do të bëhet me avion qeveritar dhe nëpërmjet fluturimeve komerciale. Bëhet fjalë për gjithsej katër fluturime.
 
“Ditët në vijim do të oragnizohen fluturime nga qeveria dhe ministria e jashtme. Njëri nga fluturimet do të nis nga Rijadi, kryeqyteti i Arabisë Saudite”, ka njoftuar zëvendës ministry për punë të jashtme dhe tregëti Zoran Dimitrovski.
 
Sipas të dhënave në vendet e Gjirit Persik qëndrojnë 600 qytetarë të Maqedonisë së Veriut. Pjesa më e madhe në Abu Dabi dhe Dubai të Emirateve të bashkuara, rreth 140 në në Katar dhe një numër më i vogël në Bahrein dhe Kuvajt.
 
Nuk ndaluan as shpërnguljet e popullatave vendase. Numri total i shpërnguljeve të detyrueshme thuhet të jetë 330 mijë, kryesisht në kufijtë e shteteve të tyre, sikurse Liban, Iran, madje edhe në Afganistan dhe Pakistan si pasojë e mosmarveshjeve kufitare të dy vendeve.
 
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se do të mbështesin popullatën e zhvendosur dhe është në gjendje gatishmërie tq rrisin ndihmat asipas nevojës.  
 
MERAL ISMAILI