SHBA, kinezët hakerojnë të dhënat e miliona punonjësve
Agjencitë qeveritare amerikane janë goditur nga një sulm i madh kibernetik, ku hakerat kanë arritur të futen në sistemin e të dhënave të mbi 4 milionë punonjësve aktual federal, por edhe të larguarve nga puna...

Byroja Federale e Hetimeve tha se kishte nisur menjëherë një hetim për gjetjen e përgjegjësve të këtij sulmi masiv. Ndërkohë, hetuesit besojnë se përgjegjëse kryesore për këtë shkelje masive të sistemit të të dhënave federale është Qeveria kineze, ka thënë një zyrtar i zbatimit të ligjit për CNN-në.
Një zyrtar amerikan tha se hakerat kanë arritur të futen në sistemin kompjuterik të Zyrës së Menaxhimit të Personelit, në të dhënat e ruajtura në departamentin e brendshëm, që është një qendër e përbashkët e shërbimit për agjencitë federale.
