Maqedoni

Osmani çon Kosovën në zgjedhja të reja, Selimi: Interesat partiake prevaluan mbi ato shtetërore

06.03.2026 16:18

Dështimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të zgjedhur presidentin në afatin kushtetues...

Dështimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të zgjedhur presidentin në afatin kushtetues, konkretisht, mungesa e kuorumit të mjaftueshëm për zhvillimin e procesit të votimit me çka Kosova me dekret të presidentes Vjosa Osmani shkon në zgjedhje të reja, i shkakton Kosovës dëme të fushave të ndryshme.
 
Sipas analistit Sefer Selimi, me këtë situatë u dëshmua papërgjejgësi e skajshme e faktorit politik atje, të cilët u larguan nga interesat madhore shtetërore, për t’u rreshtuar në anën e qëllimeve të ngushta partiake. Për Selimin, është e paimagjinueshme që në Kosovë të mos mund të gjendej një figurë intelektuale për t’u zgjedhur president, e si rrjedhojë, të shmangej kriza e re politike.
 
“Do të thoja, është më tepër e turpshme sesa e paspjegueshme që nuk u arrit të krijohej një dialog i cili do të krijonte mundësinë për të zgjedhur një personalitet midis aq shumë intelektualëve në Kosovë… Nuk ka asnjë spjegim apo arsyetim për këtë situatë ku jemi, përveç se interesat personale, partiake, shkurtpamësia, egoja dhe gjithë faktorët tjerë, përveç faktorit që shkon në interes të shtetit janë vendosur përpara, për të arritur në këtë situatë ku jemi. Pos aspektit të brendshëm, pasoja mund të ketë edhe në sferën e jashtme, thotë Selimi. Kosova me këtë akt në sytë e ndërkombëtarëve do të paraqitet jostabile dhe mund ta lëviz pozicionin e raporteve me aleatët, shton, njohësi i çështjes”, u shpreh analisti politik Sefer Selimi.
 
Pos aspektit të brendshëm, pasoja mund të ketë edhe në sferën e jashtme, thotë Selimi. Kosova me këtë akt në sytë e ndërkombëtarëve do të paraqitet jostabile dhe mund ta lëviz pozicionin e raporteve me aleatët, shton, njohësi i çështjes.
 
“Është një sjellje e cila Kosovës më shumë sesa i bën nder i bën dëm, qoftë në raportin ndërkombëtar, në raport me aleatët me vendosjen e saj në institucionet ndërkombëtare, por mbi të gjitha i bën dëm vetë Kosovës si shtet për funksionimin dhe proceset që ndodhin brenda në Kosovë.  Edhe në aspektin ekonomik, politik, edhe në aspektin e pozicionimit gjeostrategjik edhe në aspektin e sigurisë, kjo e vendosë Kosovën në pozicion të disfavorshëm”, theksoi Selimi.
 
Për Selimin, situata duhej të tejkalohej edhe për një arsye tjetër historike, sepse po ndodh në të njëjtë kohë kur po shënohet Epopeja e UÇK-së, si një ndër ngjarjet më kulmore e popullit shqiptar të Kosovës, kur përkujtohet sakrifica sublime e familjes Jashari dhe e të gjithë dëshmorëve të UÇK-së për lirinë dhe pavarësinë e shtetit kosovar.
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU