Maqedoni
Situata ekonomike është stabile, MF: Kemi pasur rritje mesatare prej 3,2 %
06.03.2026 16:32
Institucionet më relevante të vendit kanë konstatuar se situate ekonomike...

Institucionet më relevante të vendit kanë konstatuar se situate ekonomike në vendin tonë është stabile, dhe se të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se RMV për vitin 2025 ka një rritje të Bruto Prodhimit Vendor prej 3,5 për qind, ndërsa vetëm në kuatalin e fundit kemi një rritje prej 3,8 për qind, këto u thanë në panel diskutimin në temë rritja ekonomike ku pjesmarrës ishin Ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski dhe Ministrja e Financave Dimitrieska Koçoska. Sipas kësaj të fundit, kompanitë nga Maqedonia janë duke funksionuar në një panjohuri globale, që në të gjitha vendet e europës ka reflektuar në ulejne Bruto Prodhimit Vendor, ndërsa vendi ynë ka shënuar rritje.
“Rritja mesatare e Bruto Prodhimit Vendor në kohën e Qeverisë së LSDM-së ka qenë 1,9 për qind, ndërsa gjatë kohës së VMRO-DPMNE-së, kemi pasur rritje mesatare prej 3,2 për qind. Dhe treguesit kanë treguar se vendimi më i duhur ka qenë me marrjen e kredis Hungareze, ku 224 milion euro u ndanë Kompanive si kredi të volitshme, ndërsa 250 milion të tjera janë ndarë Komunave. Ne çdoher kemi dhënë pritshmëri reale të cilat mund të realizohen, e kjo na ka ndihmuar dhe na ka inkurajuar që të vazhdojmë me politikat tona ekonomike, stabilizim të politikave fiskale, dhe tejkalim të projeksioneve tona”, deklaroi ministrja e financave Gordana Dimitrievska Koçovska.
Nikollovski: Kemi rritje të shifrave në ndërtimtari
Sipas Ministres së Finansave faktori kryesor në rritjen e Bruto Prodhimit Vendor ka qenë investimet e sektorit privat. Edhe Ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski thekësoi se një shtytje të madhe ekonomisë së vendit i ka dhënë edhe investimet e shumta të cilat janë realizuar në infrastrukturën rrugore.
“Kemi tre faktorë kryesor që ka bërrë të kemi rritje të shifrave në sektorin e ndërtimtarisë, në kuartalin e tretë kemi pasur rritje prej 21 për qind rritje, ndërsa në kuartalin e katër 14,6 për qind, dhe këto janë shifra vetëm të cilat mund ti imaxhinojmë, faktori I dytë është investimi I Komunave përmes kredis hungareze, dhe faktori I tretë është investimet në projektet e mëdha infrastrukturore. Këto do ta veçoja autostradën nga Ohri deri në Kërçovë, ku 37 kilometra janë në funksion, kanë mbet edhe 20 kilometra. Pastaj janë investimet në autostradën Tetovë – Gostivar, Gostivar – Bukojçani, dhe autostrada Prilep-Manastir”, u shpreh ministri i transportit Aleksandar Nikollovski.
I pranishëm në këtë panel ishte edhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, I cili thekësoi se në tremujorin e katërt të vitit 2025, grumbullimi dhe shitja e produkteve bujqësore arrijnë rreth 12,5 miliardë denarë, që është 15 për qind më shumë krahasuar me vitin 2024.
Në panel poashtu u thekësua se borgji publik është në shifrat e 59,3 për qind, numri I personave të punësuar është rritur për 9 mijë persona në kuartalin e katër të vitit 2025 në krahasim me vitin 2024.
FITIM KRYEZIU
