Maqedoni

“Parlamenti i Ri Frankofon”, roli i të rinjve në debat

06.03.2026 16:51

Në Kuvend u mbajt punëtoria njëditore “Parlamenti i Ri Frankofon – Kam një qëndrim!”...

Në Kuvend u mbajt punëtoria njëditore “Parlamenti i Ri Frankofon – Kam një qëndrim!”, me pjesëmarrjen e ambasadorëve të Francës dhe Zvicrës në vend. Të rinjtë përmes debatit parlamentar në gjuhën frenge, diskutuan për tema të rëndësishme si dhuna mes bashkëmoshatarëve, lajmet e rreme dhe papunësia e të rinjve.
 
Pjesëmarrësit poashtu theksuan rëndësinë e këtij projekti për promovimin e vlerave të përbashkëta, mbrojtjen e demokracisë si dhe bashkëpunimit ndërparlamentar në botën e Frankofonisë.  
 
“Cdo gjuhë na mundëson që secili nga ne me niansat tona të shprehim mendimin tonë dhe dua të theksoj këtu në Kuvend eshët obligueshmëria që ne të shprehemi në kuadër të debatit demokratik, është një fakt që jetojmë në një shoqëri ku një numër I madh I mendimit publik apo janë të orientuara të përgadituara nëpërmjet algoritmave të cilat janë në mediat sociale që shpërndahen me shpejtësi mendime të caktuara”, deklaori ambasadori Francez KristoFe Le Rigolaire.
 
“Për ne Frankofonia është një dritare e hapur ndaj botës për arsye se gjuhën frwnge e flasin qindra miliona njerëz në planetin tonë dhe është një nga 6 gjuhët zyrtare në Kombet e Bashkuara që është e rëndësishme edhe për Zvicrrën sepse kemi platforme multiraterale që është një nga ,më të mëdhatë në Gjenevë, dhe në këtë familje gjuhësore Franca ka platformë për ti avansuar vlerat e përbashkëta fundamentale paqen, demokracinë dallimin kulturor, të drejtat e njeriut  dhe bashkëpunimin multirateral. Zvicra është e përkushtuar si anëtare në Kombet e Bashkuara të Frankonisë që nga viti 1986”, u shpreh ambasadori Zvicëran Kristofe Somer. 
 
“Është me rëndësi që në këtë kohë të japim mesazhe për respekt të ndërsjellë si dhe duke punuar së bashku për promovimin e vlerave të përbashkëta. Promovimi I gjuhës frenge dhe kulturës paraqet një mjet për respekt dhe mbrojtjen e demokracisë, bashkëpunimit ekonomik si dhe bashkëpunimit ndërparlamentar në botën e Frankofonisë”, theksoi kryetarja e Seksionit të Kuvendit të RMV-së, Ivanka Vasilevska.  
 
Në punëtori morën pjesë nxënës dhe të rinj të cilët, përmes simulimit të debatit parlamentar në gjuhën frënge, diskutuan për sfida të ndryshme shoqërore dhe për mënyrat e adresimit të tyre.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI