Maqedoni
Mot me diell dhe relativisht i ngrohtë
07.03.2026 11:17
Moti sot do të jetë me diell me vranësira lokale të pakta deri në mesatare...

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të lehta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor dhe juglindor.
Temperatura minimale do të lëvizë nga -2 deri në 5 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 12 deri në 18 gradë.
Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 0 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 18 gradë.
