Botë

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik në Itali, ndërron jetë edhe shqiptari i dytë

07.03.2026 13:58

Rëndohet bilanci i aksidentit të ndodhur në Itali. Vdes në spital edhe një tjetër i ri shqiptar...

Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit rrugor që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra.
 
Sot, në spitalin Villa Sofia të Palermos, ka ndërruar jetë Tili Pilinci, 39 vjeç, gjithashtu me shtetësi shqiptare, i cili po drejtonte makinën që u përplas me një kamion të ngarkuar me fruta.
 
Nga përplasja kishte ndërruar jetë menjëherë bashkatdhetari i tij Flori Topalli, 25 vjeç, i cili ishte në vendin e pasagjerit.
 
Mjekët e spitalit të Palermos bënë gjithçka për të shpëtuar Tili Pilincin nga vdekja, por zemra e tij këtë mbrëmje ndali së rrahuri.
 
Në gjendje të sigurt janë të lënduarit e tjerë nga ky aksident dramatik që ndodhi në orët e para të së hënës.
 
Makina që u përplas me kamionin ishte e mbushur me qytetarë shqiptarë të moshës 24 deri 39 vjeç, të cilët ndodheshin në Itali si punëtorë sezonalë në fushat e Agrigentit.