Maqedoni
Qendrën klinike “Nënë Tereza” – Shkup, Qytetit i Shkupit merr me qira parkingun
07.03.2026 14:18
Sipas kësaj marrëveshje parashihet të ndërtohen dy garazhe shumëkatëshe...

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, kanë nënshkruar një marrëveshje për dhënien me qira të parkingut në Qendrën Klinike Nënë Tereza në Shkup, e cila mundëson ndërtimin e garazheve shumëkatëshe brenda kompleksit të klinikave.
Sipas kësaj marrëveshje parashihet të ndërtohen dy garazhe shumëkatëshe, me ç’rast do të sigurohen të paktën 500 vende të reja parkimi.
“Bëhet fjalë për një marrëveshje – dhënie me qira, me marrëveshje të drejtpërdrejtë me Qytetin e Shkupit, me qëllim organizimin, menaxhimin, rregullimin dhe mirëmbajtjen e parkimit në hapësirën e Kompleksit Klinik “Nënë Tereza” në Shkup. Qyteti i Shkupit ka detyrim që brenda 60 ditëve të ardhshme të dorëzojë plan veprimi për zbatimin e aktiviteteve me afate konkrete për implementim. Marrëveshja është lidhur për një periudhë prej 15 vjetësh me një qira prej 10% të qarkullimit total të realizuar dhe me të mundësohet modernizimi dhe rritja e ndjeshme e kapaciteteve të parkimit rreth 50%. Qiramarrësi është i obliguar që para Këshillit të Qytetit të Shkupit të propozojë një listë çmimesh për shfrytëzimin e parkimit brenda kompleksit.”, theksoi Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
“Javën që vjen të enjten bëjmë rebalancin e buxhetit ku njëra nga pikat do të jetë pikërisht parkingjet montazh. Në fazën e parë do të ndërtohen dy të tilla në Klinikën “Nënë Tereza” me rreth më së paku 500 vend parkime. Nëse gjendja tregon që ka nevojë për parkingje shtesë do të ndërtohet edhe parkingu i tretë montazh. Kjo do të jetë zgjidhje për haosin të cilën zgjat me vite në Klinikë”, theksoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.
