Maqedoni

LSDM: Pse VMRO nuk po e kthen emrin e vjetër?

07.03.2026 15:13

LSDM pyet VMRO-në se pse nuk e realizon premtimin ndaj popullatës për kthimin e emrit të vjetër të vendit...

Lidhja socialdemokrate pyet VMRO-në se pse nuk e realizon premtimin ndaj popullatës për kthimin e emrit të vjetër të vendit, ndërkaq bashkë me të ta zhbëjë Marrëveshjen e Prespës. Sipas pozitës maqedonase, numrat e deputetëve i kanë dhe mbetet vetëm ta caktojnë seancën dhe kërkojnë t’u dëshmojnë qytetarëve nëse nuk kishim nevojë për anëtarësim në NATO dhe aspirate për integrim në Bashkimin Evropian.
 
“Me vite e kanë gënjyer opinionin se do ta kthejnë emrin dhe do ta anulojnë Marrëveshjen e Prespës. Neve na fajësuan se jemi tradhtarë. Ja, kaluan dy vjet. Populli po pret. Nuk ka përgjigje por ka defokusim. Pse deri më tani Mickoski dhe VMRO-OKG nuk e bënë atë që ia premtuan popullit. A nuk e patën që as të mos  shqiptojnë, Maqedonia e Veriut?  Pse nuk dalin dhe të thonë bashkësinë ndërkombëtare, BE-së, SHBA-së? U thoni se Maqedonia do të del nga NATO-j dhe përsëri do të bëhet Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, apo FYROM?”, u shpreh Bogsanka Kuzeska nga LSDM.
 
VMRO-DPMNE: LSDM e afroi shtetin me regjimet dhe politikat ruse
 
Kundërpërgjigjen nga VMRO. Thonë se ata kujdesen për dinjitetin e vendit dhe bëjnë marrëveshje me organizatat ndërkombëtare, por duke e ruajtur integritetin e shtetit. Shtojnë se për qëllimi fitimprurëse, klani i Strumicës dhe LSD-ja e afruan shtetin me regjimet dhe politikat ruse. 
 
“Për dallim nga ata, VMRO -DPMNE zhvillon politikë të bazuar në marrëveshje me botën demokratike siç janë: BE-ja, ShBA-ja dhe Britania e Madhe, në mënyrën me të cilën ruhet integriteti  i shtetit dhe dinjitetit nacional… Politikat e LSD-së, Zaevit e Filipçes, e bënë Maqedoninë të jetë me regjim hibrid, me karakteristika të njëjta qeverisjeje si të Putinit, Lukashenkos në Rusi dhe Bellorusi.”
 
Kjo sipas VMRO-së dëshmohet me atë se LSDM-ja ia hapi dyert  Onishçenkos dhe Borçe Markovskit, njëri të pajiset me shtetësi e tjetri  të udhëheq biznes, të dy të afërm të Putinit dhe Lukashenkos. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU