Ekonomi

Mickoski: Nëse rritet çmimi i naftës do të marrim masa

07.03.2026 15:35

Çmimi i naftës në berzën botërore është rritur ndjeshëm dhe pritet që ajo të arrijë deri në 100 dollarë për barel...

Çmimi i naftës në berzën botërore është rritur ndjeshëm dhe pritet që ajo të arrijë deri në 100 dollarë për barel. Por kryeministri Hristijan Mickovski thotë se do të ketë rritje dramatike të çmimit, qeveria do të merr masa për ruajtjen e standardit të qytetarëve. 
 
“Kishim takim do të thoja me distributorët më të mëdhenj të naftës dhe derivateve të naftës, mund të them në emër të Qeverisë dhe nga një konstatim i përbashkët nga ajo mbledhjes se absolutisht kemi mjaftueshëm naftë dhe derivate të naftës në vend, dhe qytetarët duhet të jenë të qetë. Çmimet e naftës dhe derivateve të sajë tek ne është shumë më e ulët se vendet fqinje. Nëse në Serbi është përafërsisht rreth 120 denarë për litër tek ne është 70 denarë, rast i njëjtë është edhe në Kosovë dhe Shqipëri. Kështu që edhe njëherë kemi dëshmuar si Qeveri se standardin e qytetarëve e kemi para së gjithash dhe mbi të gjitha. Nuk do ti komentoja vendimet e komisionit rregullatorë pasi është institucion i pavarur dhe sjell vendime në bazë të metodologjisë. Nëse ka rritje dramatike të çmimit, kuptohet që ne si Qeveri menjëherë në mbledhjen e rregullt të martën do të intervenojmë, kemi disa opsione, do të ulim akcizat apo TVSH-në, prandaj ne si Qeveri do të qëndrojmë në mbrojtjen e standardit të qytetarëve.”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickovski.