Ministri Jolevski në forum sigurie në Budvë

05.06.2015 13:51

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski, së bashku me delegacionin nga Ministria, sot dhe nesër do të marrë pjesë në forumin e sivjetmë të sigurisë "2VS - To be secure" në Budvë, Mal të Zi...

Jolevski do të ketë fjalim në panelin kushtuar ristrukturimit të sistemit të sigurisë me qëllim të përballjes me kërcënimet bashkëkohore nga terrorizmi.

Në forum do të marrin pjesë presidentë, ministra dhe përfaqësues të lartë të minsitrive të mbrojtjes dhe të punëve të jashtme të vendeve nga rajoni, mes të cilave edhe Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Rumania etj.

Ky është forum vjetor kushtuar çështjeve të sigurisë globale dhe euroatlantike, si dhe sigurisë së vendeve nga Evropa Juglindore. Qëllimi i Forumit është të kontribuojë drejt të menduarit kritik për reformat në Evropën Juglindore dhe implementimin e tyre, ndërtimin dhe përforcimin e lidhjeve ndërmjet të gjitha palëve të involvuara me qëllim të arritjes së një Rajoni më të sigurtë dhe më prosperues me kapacitet që të kontribuojë në luftën kundër sfidave globale.