Maqedoni
Shabani: 7 marsi rikujton peshën që mbajnë mësuesit mbi supe
07.03.2026 16:16
Çdo mësues ndjehet i privilegjuar me profesionin e tij...

Çdo mësues ndjehet i privilegjuar me profesionin e tij, gjatë datës 7 Mars, e kupton edhe më shumë peshën dhe rëndësinë që kanë mësuesit mbi supet e tyre. Kështu shprehet mësuesja Arbnora Shabani, e cila thotë për mësuesit në kohën e teknologjisë është shumë sfiduese të arrijnë ta mbajnë vëmendjen e nxënësve te ora e mësimit.
“Tash vërejmë shumë tek fëmijët se informacionet janë të qasshme kudo, por kamë vërejtur se tek fëmijët ndikojnë mënyra pozitive kur i presim tek dera, dhe të jemi sa më të afërt, dhe të fillojnë të duan si personalitet pastaj ta duan lëndën, dhe të jenë më serioz në mësim. Është shumë sfiduese, sepse duhet çdoherë të gjejmë mënyra si ta mbajmë motivimin e fëmijëve gjatë orës, sepse ato tani jetojnë në një botë që është me shumë laramani ku shohin gjithçka dhe të mësuarin aktiv sikur e kanë lënë në dorë të dytë. Tjetra që është një sfidë shumë e madhe për ne si mësimdhënës është pjesa që vazhdimisht kemi ndryshime në metodat e mësimdhënies.”, u shpreh mësuesja Arbnora Shabani.
Mësuesja Shabani thekson nevojën që sistemi i arsimit të pësojë ndryshime rrënjësore.
“Që të kemi një sukses të mirëfilltë në sistemin e arsimit që kemi tani duhet të bëhet një ndryshim rrënjësor, nuk shoh diçka konkrete të potencoj, por them ndryshim shumë i madh, e ne si mësimdhënës të gjithë jemi të aftë të pranojmë çdo ndryshim që bëhet.”, u shpreh Shabani.
Shabani thotë se metodat e mësimit do të duhet të pësojnë kohë pas kohe ndryshime dhe ta ndjekim ndryshimet e shumta si në metodologjinë e punës së mësimdhënësve, ashtu edhe në aspektin dhe qasjes ndaj nxënësve. Por ajo potencon se ndryshimet nuk duhet të bëhen në mes të vitit shkollorë, sepse krijohet disbalans, i programeve mësimore.
FITIM KRYEZIU
