Botë

Erdogan bisedë telefonike me Starmer, shqetësime për përshkallëzimet në Lindjen e Mesme

07.03.2026 17:07

Presidenti turk Rexhepp Tayp Erdogan, ka realizuar një bisedë telefonike me kryeministrin britanik, Keir Starmer...

Presidenti turk Rexhepp Tayp Erdogan, ka realizuar një bisedë telefonike me kryeministrin britanik, Keir Starmer, me çrast ka theksuar shqetësimet për përshkallëzimin e fundit në Lindjen e Mesme.
 
Nga kabineti i presidentit turk kanë njoftuar se presidenti Erdogan në bisedën telefonike me kryeministrin britanik theksoi se Ankara po e ndjek nga afër procesin që nisi me sulmet ndaj Iranit. 
 
“Nëse ndërhyrjet zgjaten, ato mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme për stabilitetin rajonal dhe global. Ende ka masa që mund të ndërmerren për të krijuar një platformë dialogu dhe përpjekjet tona të përqendruara te paqja vazhdojnë.”, i ka thënë Erdogan kryeministrit britanik. 
 
Po ashtu Erdogan riafirmoi angazhimin e fortë të Turqisë për të thelluar bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar në të gjithë sektorët, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes, si dhe tha se do të vazhdojnë hapat për të avancuar këtë bashkëpunim.