Maqedoni

Parashikimi i motit

08.03.2026 11:08

Mot kryesisht i vranët, temperatura deri në 16 gradë...

Sot moti do të jetë kryesisht i vranët dhe i qetë, ndërsa pasdite dhe gjatë natës do të ketë kushte për reshje të dobëta shiu. Temperatura minimale do të lëvizë nga -1 deri në 4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë ndërmjet 12 dhe 16 gradë.
 
Në Shkup do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët me periudha të shkurtra me diell dhe kushte për shi të dobët lokal. Do të fryjë erë e dobët me drejtim të ndryshueshëm. Temperatura minimale do të zbresë deri në 4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 16 gradë.