Maqedoni

Regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup

08.03.2026 11:40

Për shkak të marshit protestues me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas SPB Shkup do të marrë masa për një regjim të posaçëm të trafikut....

Me fillim në orën 12:00, për shkak të marshit protestues me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, i cili do të vijojë me itinerarin e lëvizjes nga përpara Parkut “Gruaja Luftëtare” në rrugën “11 Tetori”, duke vazhduar përgjatë rrugës "Dimitrija Çupovski", djathtas përgjatë rrugës "Dame Gruev", duke vazhduar përgjatë bul. "VMRO", majtas përgjatë bulevardit "Ilinden", djathtas përgjatë bul. "Kliment Ohridski", majtas përgjatë rrugës "Risto Shishkov", djathtas përgjatë rrugës "Bllagoja Straçkov", djathtas përgjatë rrugës "Jordan Haxhi Konstatinov-Xhinot" dhe duke përfunduar te parku dhe pllaka përkujtimore në nder të ,,Vera Jociq", Njësiti për Sigurinë në Trafikun Rrugor pranë SPB Shkup do të marrë masa për një regjim të posaçëm të trafikut.
 
SPB Shkup u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë urdhrat dhe udhëzimet e dhëna nga nëpunësit e uniformuar policorë, me qëllim mbarëvajtjen e pandërprerë dhe të sigurt të trafikut.