Botë

Fregata gjermane mbërrin në Qipro

08.03.2026 13:16

Një fregatë gjermane shihet duke mbërritur në Qipro....

Një fregatë gjermane shihet duke mbërritur në Qipro. Kjo pasi një bazë e RAF-it në ishull u godit nga një dron javën e kaluar. 
 
Personeli ushtarak është fotografuar në bordin e anijes FGS Nordrhein-Westfalen, ndërsa ajo ankorohet në portin e Limasolit, shkruan SkyNews.
 
Sekretari i Mbrojtjes John Healey tha javën e kaluar se një fregatë gjermane ishte në zonë pas sulmit ndaj bazës ajrore RAF Akrotiri.