Rajon

Haxhiu, kurërë lulesh te memoriali “Heroinat”

08.03.2026 13:44

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, e shoqëruar nga disa deputete, vendosën lule te memoriali Heroinat në Prishtinë

Në ditën e 8 Marsit kryetarja e Kuvendit të Kosovës, e shoqëruar nga disa deputete, vendosën lule te memoriali Heroinat në Prishtinë, dedikuar viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. 
 
“Sot më 8 Mars, së bashku me deputetet e kuvendit të Republikës së Kosovës, ditën e filluam pranë memorialit që i dedikohet të mbijetuarave të dhune seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Çdo medaljon këtu përmban histori që rëndon në ndërgjegjen tonë kolektive. Në këtë 8 Mars, pra sot në ditën që i dedikohet të gjitha grave e vajzave në mbarë botën, kujtimi për të mbijetuarat të dhune seksuale është edhe me i thellë. Qëndrueshmëria dhe dinjiteti i tyre janë forca jonë, prandaj sot le të kujtojmë edhe sakrificën e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, por po ashtu edhe sakrificën të gjitha grave që kanë kontribuar për Republikën e Kosovës, qoftë para luftës, qoftë gjatë luftës, por edhe pas luftës. Le të kujtojmë sukseset, le të nderojmë ato, le ti duartrokasim sukseset e secilës grua në Republikën e Kosovës, të se cilës vajzë, qoftë në shoqëri, qoftë në familje, qoftë në institucione.”, u shpreh kryetarja e kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.