Ofensiva e SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, Rama: Për ta ndaluar Iranin të prodhojë bombën atomike
Rama ka komentuar zhvillimet në Lindjen e Mesme, duke e cilësoi ofensivën në Iran të drejtë...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka komentuar zhvillimet në Lindjen e Mesme, duke e cilësoi ofensivën e SHBA-së dhe Izraelit në Iran të drejtë, për ta ndaluar Iranin të prodhojë bombën atomike. Rama tha se situata është e ndërlikuar dhe vështirë të parashihet fundi i ofensivës.
“Situata mbetet e ndërlikuar, vështirë të parashihet fundi i një ofensive të nisur me plot të drejt nga Shtetet Bashkuar të Amerikës në aleancë të ngushtë me Izraelin për të ndaluar njëherë e mirë mundësin që regjimi obskurantist i Republikës Khomeiniste të Iranit të prodhoj bombën atomike. Në këtë moment, sigurisht edhe për ne, si për shumë vende të tjera, prioritet kryesor është siguria i qytetarëve shqiptarë që ndodhen në ato vende, përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullarë në rajon janë në kontakt të vazhdueshëm qoftë me ne, qoftë me autoritetet vendase. Ne jemi solidarë me të gjitha vendet e prekura, përfshi pa diskutim edhe Qipro, një vend mikë, i cili po ashtu u godit edhe Greqinë në shenj të fort solidariteti për çka ndodh në Qipro, po njëkohësisht edhe Turqinë në të njëjtën kohë, që po ashtu u tentua të goditej nga një raketë e neutralizuar menjëherë nga forcat e NATO-së.”, u shpreh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
