Maqedoni
Dita Ndërkombëtare e Gruas 8 Marsi, gratë marshuan në Shkup kundër dhunës
08.03.2026 14:14
Me një minutë heshtje për viktimat e dhunës në familje filloi marshi protestues në Shkup...

Me një minutë heshtje për viktimat e dhunës në familje filloi marshi protestues në Shkup, me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Sipas organizatorëve gratë viktima të dhunës nuk janë në mesin tonë sepse ato nuk i mbrojti sistemi.
“8 Marsi është ditë për aksion të bashkuar solidar të gruas si të festojmë kur luftojmë për mbijetesë. Kur për çdo ditë vdesin gra. Jemi të hidhëruara dhe të revoltuara jemi të vërshuar nga lajmet për dhunime të ndryshme të trupit dhe dinjitetit të gruas. Të dhunës që për çdo ditë e përkujtojnë realitetin tonë se gruaja ende duhet të luftojë për jetën e sajë, sigurinë dhe dinjitetin e sajë, e rrezikojnë ekzistimin tonë. Kjo e bënë këtë luftë të domosdoshme dhe të pa prolongueshme, prandaj këtë vit dalim në marshin e grave.”, theksoi një protestuese.
“Po ju pyes të gjithave, a ekziston drejtësi për të gjitha jetët e humbura që i numërojmë dhe me zemër të thyer e presim lajmin tjetër tragjik? Kemi dështuar si shoqëri, si sistem dhe si prindër. Deri në ditën e sotme nuk kemi krijuar ardhmëri më të mirë për fëmijët tanë.”, u shpreh një protestuese.
“Ky sot nuk është vetëm marsh ky është revolt i grave të shumë gjeneratave që i kanë ndërtuar lirinë dhe shtëpitë, arsimin dhe fabrikat por zëri i tyre ende është i ngulfatur nga presioni i madh i patriarkatit. Sot kur marshojmë me moton “nuk do të zhdukemi”, nuk kërkojmë mëshirë, nuk kërkojmë leje, nuk pranojmë asgjë më pak se e drejta për pavarësi ekonomike.”, theksoi një protestuese.
“Do të dëshiroja të jetojë në vend ku 8 Marsi me të vërtetë do të më asoconte në lule, e jo vdekje. Do të doja të jetoja në vend që nuk do të më mësonte se e drejta ime e vetme është të lind fëmijë dhe ndonjë burrë mund të më vras.”, u shpreh një protestuese.
Ndryshe siç ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme vetëm gjatë dy javëve të fundit janë ngritur 21 kallëzime penale për gjithsej 25 vepra penale që lidhen me dhunën në familje, ndërsa gjashtë prej tyre janë proceduar me procedurë të shpejtë. Sipas MPB-së, në rajonin e Shkup janë ngritur edhe pesë kallëzime penale për dhunë në bazë gjinore, përfshirë raste të “rrezikimit të sigurisë” dhe “përndjekjes”. Në kuadër të këtyre rasteve janë shqiptuar pesë masa paraburgimi dhe një masë kujdesi.
Autoritetet bëjnë të ditur se veprat më të shpeshta janë “rrezikimi i sigurisë” dhe “lëndimi trupor”, ndërsa janë regjistruar edhe raste të “lëndimit të rëndë trupor”, “heqjes së kundërligjshme të lirisë”, si dhe një rast për “tentim vrasje”. Në total, gjatë kësaj periudhe në gjithë vendin janë denoncuar 39 ngjarje të lidhura me dhunën në familje dhe 63 ankesa lidhur me dhunën në familje. Ndërsa vitin e kaluar janë raportuar 4 mijë e 745 raste të dhunës në familje.
VLORA LATIFI TOPOJANI
