Dhjetë fshatëra të Kumanovës pa energji elektrike për shkak të stuhisë

05.06.2015 13:55

Për shkak të stuhisë që përfshiu rajonin e Kumanovës, pa energji elektrike janë fshatërat Orashac, Shupli Kamen, Dobroshane, Arbanashko, Ramno, Dlabiçica, Bukovjane, Dejlovce, Osiçe, Cvetishnica, Rugince, Oblavce dhe Suv Orah...

Nga EVN njoftojnë se ekipet e tyre tashmë janë në terren dhe i riparojnë defektet e krijuara nga stuhia që përfshiu këtë pjesë të Kumanovës dhe Staro Nagoriçane. Era e fortë ka këputur pjesë të telave, dhe në këtë rajon mbrëmë ka pasur shkarkime të forta elektrike.

Gjatë natës në Kumanovë kanë rënë shtatë litra shi për metër katror.