Maqedoni
Mickoski: Kemi sasi të mjaftueshme të naftës, qytetarë nga vendet fqinje furnizohen në RMV
08.03.2026 14:35
Vendi ka sasi të mjaftueshme rezerva të naftës të cilat mund ti plotësojnë nevojat e qytetarëve...

Vendi ka sasi të mjaftueshme rezerva të naftës të cilat mund ti plotësojnë nevojat e qytetarëve, ndërsa qytetarët e vendit paguajnë çmim më të lirë në rajon për naftë dhe derivate të naftës, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai sqaroi se disa pompa të benzinës në zonat kufitare kanë kufizuar sasinë e derivateve të naftës që mund të blihet për shkak të qytetarëve të shteteve fqinje të cilët vijnë për tu furnizuar në Maqedoninë e Veriut pasi çmimi është 40 deri në 50% më i ulët.
“Ka presion të madh nga shtetet fqinje ku çmimi i energenseve është mbi 40 deri në 50% më e larët nga çmimi tek ne. Në Serbinë fqinje çmimi është mes 120 deri në 130 denarë për litër, tek ne është 71 denarë. Si rezultat i këtij presioni kemi rritje të sasisë që harxhohet të naftës dhe derivateve të naftës prandaj për shkak të kësaj në disa pompa ka ardhur deri te mungesa e sasive. Por nga ajo që jam informuar nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, në tërë territorin e vendit qytetarët dhe bizneset furnizohen pa pengesë me naftë dhe derivate të naftës. Rezervat shtetërore mund ta mbulojnë konsumin ditorë për më shumë se 62 ditë.”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.
Mickoski: Nis evakuimi nga Lindja e Mesme
Mickoski tha se kur është ristartuar naftë sjellësi me fqiun jugorë, ajo shumëkujt i dukej e çuditshme dhe e pamundur, por janë kaluar të gjitha testet dhe mund të përdoret për furnizim me naftë dhe derivate të naftës. I njëjti mund të shfrytëzohet edhe nga vendet fqinje tha Mickoski. Ai njëherit theksoi se sot grupi i parë i shtetasve të vendit do të evakuohen nga Lindja e Mesme.
“Kjo do të vazhdojë në ditët në vijim. Ata janë shtetas tanë që nisen nga Dubai drejt Shkupit. Po ashtu kemi çarter të organizaur nga Arabia Saudite, ata duhet ti pranojnë qytetarët tanë nga Katari dhe Kuvajti por edhe ata që ndodhen atje. Ata pres që të evakuohen të mërkurën, kështu që këtyre ditëve kemi katër fluturime çarter.”, tha Mickoski.
Kryeministri njëherit theksoi se edhe vendet fqinje kanë kërkuar që disa shtetas të tyre të evakuohen nga Lindja e Mesme në Maqedoni, për shkak të konfliktit të SHBA-së dhe Izraelit me Iranin.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
