Maqedoni
Viktimat e dhunës në familje, Filipçe: Institucionet dështuan ti mbrojnë
08.03.2026 14:51
LSDM e anuloi marshin e saj tradicional të 8 Marsit që ishte paraparë të mbahet në Bogdanc...

LSDM e anuloi marshin e saj tradicional të 8 Marsit që ishte paraparë të mbahet në Bogdanc dhe e mbështeti marshin e organizuar nga organizatat e grave me moton “Nuk do të zhdukemi”.
“Edhe këtë vit ashtu si në të kaluarën duhej ta shënonim 8 Marsin me marshin tradicional, të festojmë për të arriturat e grave, por edhe zëshëm të kërkojmë përmirësimin e pozitës së tyre në shoqëri, por ngjarja tragjike që ndodhi në Shkup, vdekja e nënës dhe fëmijës na la thellë të tronditur. Kjo nuk është tragjedi individuale por dëshmi tragjike për problemin e sistemit me dhunën ndaj grave, për mbrojtjen jo adekuate dhe reagimin jo adekuat të institucioneve, thjeshtë dështimin e sistemit për tu përballur me këtë problem.”, u shpreh kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
Mickoski: LSDM po e keqpërdorë tragjedinë në Karposh
LSDM po e shfrytëzon tragjedinë për sulme të politikës ditore tha kryeministri Hristijan Mickoski.
“Kryetarja e forumit të gruas të LSDM-së mbajti pres konferencë e shoqëruar nga disa zonja të reja të cilat me ngjyrë të kuqe në duar u munduan të na kujtojnë në kohën e revolucionit laraman, por edhe në kohërat e njohura të një shteti fqinjë. Në atë mënyrë dëshirojnë të aludojnë në tragjedinë në Karposh ku e humbën jetën nëna dhe vajza e sajë e moshës së mitur. E njëjta u shfrytëzua si shkas për sulme të politikës ditore. Askush nuk ka të drejtë dhimbjen tragjike të një familje ta shndërrojë në skenë për poena politik. Sidomos jo në ditët kur tër shoqëria duhet të flas për dinjitet, siguri dhe respekt ndaj grave.”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.
Me rastin e ditës ndërkombëtare të gruas 8 Marsi, krerët e institucioneve dhe liderët e partive politike në vend përcollën urime, duke theksuar se 8 Marsi nuk është vetëm festë por edhe një ditë reflektimi dhe ndërgjegjësimi institucional dhe shoqëror për respektimin e të drejtave të barabarta të grave.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
