Botë

Ukrainë 10 të vrarë nga sulmet ruse

08.03.2026 17:07

Të paktën 10 persona u vranë nga sulmet ruse në një ndërtesë banimi pesëkatëshe në qytetin verilindor ukrainas të Harkivit....

Të paktën 10 persona u vranë nga sulmet ruse në një ndërtesë banimi pesëkatëshe në qytetin verilindor ukrainas të Harkivit. Ndërtesa u godit me një raketë balistike, thanë zyrtarët lokalë. 
Ndërkohë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar që partnerët perëndimorë të veprojnë. 
 
“Ukraina patjetër çdo ditë të mbrohet nga sulmet ruse. Kjo kërkon kundërvënie, por edhe përkrahje. Deri më tani nuk ka përparim lidhur me pakon e 20 të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, e as lëvizje lidhur me ndihmën prej 90 milion eurosh për Kievin.”, ka dekalruar Zelenski. 
 
“Javën e ardhshme do të përqendrohemi në punën e përbashkët me evropianët, që të sigurohemi se vendimet për përkrahjen e Ukrainës do të fillojnë të funksionojnë.”, theksoi Zelenski.